Te fundit

Flasin familjarët e Xhevahir Ndojit

Familjaret
Trupi i pajetë i 43 vjeçarit Xhevahir Ndoji i cili dyshohet të jetë mbytur nga ujërat e përroit të fshatit Plan i Bardhë në Bashkinë e Klosit, ende nuk është gjetur edhe pas disa orë kërkimesh. Familjarët e 43-vjeçarit thonë se për gjetjen e trupit të tij duhet të ndërhyjë edhe ministria e mbrojtjes pasi vetëm forcat e policisë e kanë të pamundur të kontrollojnë gjithë lumin Mat
Ndërkohë, xhaxhai i Xhevahir Ndojit, Mustafa Ndoj dyshon që nipi i tij të mos jetë rrëmbyer nga rrjedha e ujit, duke kërkuar që fillimisht të zbardhen tabulatet telefonike të nipit para se ai të humbte gjurmët. Po ashtu, ai kërkoi ndihmën edhe të Ministrisë së Mbrotjes për të kërkuar në Lumin Mat
43 vjeçari Xhevahir Ndoj banues në fshatin Plan i Bardhë në Bashkinë Klos, dyshohet të jetë rrëmbyer mëngjesin e të martës teksa kthehej me mjetin e tij për në banesë pasi kishte dërguar një punonjës tek një HEC.