Te fundit

Fluks pacientesh ne spitalin e Bulqizes me simptoma helmimi,shkaku mendohet nga uji

spitali

Vazhdon te rendohet situata e personave te paraqitur me simptoma helmimi ne spitalin e Bulqizes. Burime per Tv Bulqizen  raportojne se deri me tani numri i te prekurve ka shkuar ne 80 paciente dhe bilanci mund te vazhdoje qe te rendohet edhe me tej. Drejtori i Shendetit Publik Flamur Meta thote se kemi marre kampionet e ujit per analizat dhe se jemi ne pritje te pergjigjes se tyre.Ai  ben thirrje qe  banoret mos e konsumojne ujin deri ne pritje te pergjigjes se analizave. Nderkohe drejtori i spitalit te Bulqizes Haziz Jella ben me dije se nr i pacinteve ka filluar te ulet,kryesisht pacietet jane paraqitur me shenja  helmimi.Fluksi i pacienteve me shenja helmimi vjen nga lagjja e vjeter e qytetit te Bulqizes. Sipas bluzave te bardha intoksinimi dyshohet te jete shkaktuar nga uji i pijshem dhe se me te prekurit jane femijet. Banoret e kesaj lagjeje  shprehen se gjate nates se kaluar dhe dites se soteme I kane derguar femijet prane urgjences se spitalit per te marre ndihmen e pare.Banoret e lagjes se vjeter te Bulqizes thone se shume linja te ujesjellesit jane te amortizuara.