Te fundit

FOTO/ Aksident tragjik në Greqi nga përplasja e anijeve: 3 të vdekur dhe 4 të plagosur

16-13572216513522Të paktën tre persona janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur pasi një motoskaf dhe një anije turistike u përplasën me njeri-tjetrin në ishullin Aegina. Lajmi u bë i ditur nga Roja Bregdetare e Greqisë për SkyNews, transmeton Syri.net.

Ndër viktimat e nxjerra nga uji është një fëmijë 2 vjeç, një burrë që mendohet se është babai i tij si dhe një person tjetër. Nga të dhënat në përditësim, një trup është gjendur në 20 m thellësi në zonën ku ndodhi aksidenti.

Një operacion kërkim-shpëtimi ka nisur dhe disa njerëz janë shpëtuar sipas Rojes Bregdetare.

Mendohet se 15-20 persona ndodheshin në anijen turistike, por nuk dihet sesa njerëz ishin në bordin e motoskafit, thanë zyrtarët.

Një dëshmitar tha për televizionin Mega të Greqisë se “pamë më shumë se tetë-nëntë veta në det…disa ishin duke notuar, të tjerët ishin pa ndjenja, të vdekur.”

Një tjetër dëshmitar tha se motoskafi ishte ndarë më dysh, kur foli për radion Sky.

Kombësitë e viktimave nuk janë bërë të ditura ende, transmeton syri.net.

Dy anije patrullimi dhe një helikopter janë përfshirë në operacionin e kërkim-shpëtimit ndërsa anijet private po ndihmojnë.

Anija turistike ishte duke transportuar njerëzit nga Aegina në një plazh aty pranë në ishullin e braktisur Moni.

Detajet sesi ka ndodhur aksidenti janë të paqarta thanë autoritetet.