Te fundit

Foto e maturantes ndez debatin në Kuvend mes Ramës dhe Topallit

9-11_1

Këtë të enjte pothuajse i gjithë debati në Parlament mes kryeministrit Rama dhe ish-kryeparlamentares Jozefina Topallai u vërtit rreth kësaj foto, e cila është realizuar sot në protestën e maturantëve.

Rama akuzoi Topallin se po e përdor atë foto për politikë, ndërsa u shpreh se mesatarja e vajzës në foto ka qenë 9.18 dhe se gjithë ata që janë shpallur fitues deri më tani e kanë patur mesataren mbi 9.18.

Por disa herë kryeministri u përpoq të anashkalonte simbolikën e fotos duke i thënë Topallit se e kishte marrë prej faqes “Jeta Osh Qef”, një faqe satirike dhe që sipas Ramës nuk duhet marrë shumë seriozisht.

Por ndërkohë në fakt foto e maturantes së ulur në tokë është realizuar nga Ivana Dervishi e BIRN.

/tvbulqiza.al