Te fundit

FOTO/ Korpusi Azem Hajdari zbarkon në Dibër në mbrojtje të votës

14273472_10154193787423283_368695032_o-1Korpusi Azem Hajdari, pjesë e Partisë Demokratike, ka zbritur në Dibër për zgjedhjet bashkiake që do të mbahen më 11 shtator.

Ata do të shpërndahen në të gjithë Bashkinë e Dibrës në mbrojtje të votës. Që në nisje të fushatës, PD ngriti një strukturë të posaçme që ka si mision monitorimin, verifikimin dhe denoncimim e shantazhit, blerjes së votës apo kërcënimeve në Bashkinë e Dibrës.

Kjo strukturë përbëhet nga mbi 100 persona një pjesë e mirë e tyre ish-punonjës policie. Në ditët e fundit të fushatës, kesaj strukture iu shtua dhe Korpusi Rinor Azem Hajdari, të cilët do të kujdesen për ruajtjen e votës dhe moslejimit të shantazhimit të votuesve, blerjes së votës dhe kërcënimit siç ka ndodhur në zgjedhjet e 2015.

Korpusi është krijuar për të mbrojtur votën. Kjo strukturë e posaçme drejtohet nga kryetari i PD Lulzim Basha.

14203502_10154193787038283_874677385_o

14273399_10154193787088283_1855870848_o

14285336_10154193787143283_762690920_o

14233622_10154193787253283_75996158_o

14273472_10154193787423283_368695032_o