Te fundit

Foto nga përmbytja në Shkup, 25 viktima

13936776_1117108018359683_1157161859_n

Në Maqedoni deri në orën 19:00 numri i viktimave nga përmbytjet arriti 25 prej të cilëve 21 janë identifikuar.

Trupat pa jetë u janë dorëzuar familjeve. Numri i të lënduarve arrin deri më 70 persona, një pjesë e të cilëve është hospitalizuar nëpër spitalet e Shkupit, shkruan Lapsi.al

Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara nga stuhi dhe erëra të forta, që mbrëmjen e djeshme përfshinë Maqedoninë veri-perëndimore, më së tepërmi prekën rajonin e Shkupit, si pasojë e së cilës u shkaktua përmbytje, ndërprerje e energjisë elektrike, si dhe një numër i madh i dëmeve materiale.

Pjesët më të prekura nga moti i keq, atje dhe ku janë regjistruar viktimat janë vendbanimet Stajkovci, Haraçinë, Hasanbeg dhe Smillkovë.

/tvbulqiza.al