Te fundit

FOTO/ Zbulohen në Bulqizë qindra pemë kanabisi: 2.5 m të larta

IMG-20160825-WA0269-1Në fshatin Smollik të Bulqizës, policia ka kontrolluar territorin dje dhe ka zbuluar një parcelë të mbjellë me kanabis. Afro 806 bimët kishin marrë aq zhvillim sa kishin arritur lartësinë e një peme, deri në 2.5 metra.

Policia i ka prerë bimët e larta dhe i ka djegur, ndërkohë që ka veçuar disa prej tyre si provë materiale për ekzaminime laboratorike.

Sipas policisë, asnjë person nuk është identifikuar si autor i kësaj bimësie.

Hetimet do të vazhdojnë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Dibër.

IMG-20160825-WA0279

IMG-20160825-WA0269

IMG-20160825-WA0269

IMG-20160825-WA0277

IMG-20160825-WA0278