Te fundit

FOTOLAJM/ Luhet miqësorja Bulqizë – Burrel

KELI12Ditën e djeshme në stadiumin e Burrelit është luajtur miqësorja e futbollit, ndërmjet ekipit të Bulqizës dhe Burrelit.

Edhe pse një miqësore, interesi për të ndjekur këtë ndeshje ishte i lartë, ku një pjesë e stadiumit ishte mbushur nga vendasit.

Kjo ndeshje u mbyll me rezultatin 0- 7 në favor të ekipit të Burrelit.

Ekipi i Burreli aktualisht luan në Kategorinë e Parë, ku trofeu i vetëm i KS Burreli është ai i Kategorisë së Dytë.

Ndërsa ekipi i Bulqizës ka luajtur në kategorinë e tretë, ku vitin që shkoi arriti të futej në kategorinë e dytë, por që u pezullua nga federata në mungesë të terreneve sportive.

Bulqiza ka mungesë të theksuar të terreneve sportive, ku investimet në këtë drejtim, si nga pushteti vendor si nga ai qendror kanë qenë thuajse zero.

Në ndeshjen e boksit që u zhvillua në Bulqizë në vitin 2015 nga vëllezërit “Keta”, të gjitha fitimet që erdhën nga biletat shkuan për ndërtimin e stadiumit pranë bashkisë së Bulqizës, por që deri më tani nuk kemi asnjë lëvizje.

SC/tvbulqiza.al