Te fundit

Fotot që dëshmojnë lidhjen PS-PDIU në Dibër

01_8

Portali Lapsi.al ka sjell disa foto që sipas tyre dëshmojnë në një farë mënyrë atë që është përfolur që prej fillimit të fushatës elektorale për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë Dibër.

Se kryeministri Rama dhe Shpëtim Idrizi kanë bërë një pazar mes tyre për të ndarë 50 me 50% pushtetin në bashki në rast se do të fitojë kandidati i tyre, Muharem Rama. Gjatë një takimi elektoral të këtyre ditëve, teksa fushata po shkon drejt fundit dhe të dielën zhvillohen zgjedhjet, bie në sy mungesa e flamujve apo logove të LSI-së.

Ka vetëm flamuj të PDIU-së dhe PS-së, duke dëshmuar kështu se LSI nuk e mbështet kandidatin e Ramës dhe Idrizit dhe ndoshta pret në heshtje dështimin e tij në zgjedhjet e 11 shtatorit. Megjithëse formalisht në ditën e çeljes së fushatës në Dibër, LSI kishte dërguar Sekretarin e saj të Përgjithshëm, Luan Rama, më vonë nuk është parë asnjë përfaqësues tjetër i LSI-së në fushatë me kandidatin e mazhorancës.

Përfshirja e Idrizit në Bashkinë e Dibrës është denoncuar edhe nga opozita, e cila shpesh herë ka thënë se Muharem Rama është një kandiat kukull i vënë për t’i shërbyer klanave të errëta në Dibër, të lidhur me kryeministrin dhe zyrtarë të mazhorancës.

/tvbulqiza.al

02_40