Te fundit

FSHATI BLLATË NË DIBER PA UJE TE PISHEM DHE VADITES

Bllata

  Fshati Bllatë në Njësinë Administrative Maqellar të Dibrës, edhe pse është një fshat Kufitar me Maqedoninë, po përballet me probleme të mëdha. Banorët e këtij fshati shprehen se gjithmonë janë ndjerë të braktisur qoftë nga pushteti vendor e qoftë nga qeveria. Fakti që fshati ndodhet në kufi, për banorët duhej të ishte ndër më të zhvilluarit qoftë ekonomikisht e qoftë nga ana infrastrukturore. Por sipas tyre, përgjatë gjithët këtyre viteve nuk është vënë dorë në asnjë sektor. Aktualisht ujërat e ndotura rrjedhin përmes fshatit, ujë të pijshëm nuk kanë e gjithashtu as ujë vaditës.Banorët kërkojnë që të vihet dorë edhe në fshatin e tyre, pasi është një fshat që jo vetëm në të banojnë shumë banorë, por ka edhe resurse të mëdha turistike.