Te fundit

FSHATI PESJAKË I LËNË NËN HARRESË

Pesjaka

  Fshati Pesjakë i njësisë administrative Maqellarë në Bashkinë e Dibrës ndodhet fare pranë rrugës nacionale Peshkopi – Tiranë. Megjithëse është një ndër fshatrat më të grumbulluar të kësaj njësie, investimet në të kanë munguar. Banorët thonë se gjithmonë ju janë premtuar investime, por askush nuk bëri asgjë sapo u zgjodh në krye të pushtetit vendor apo deputet i zonës. Vendodhja e tij është jo më shumë se 500 metra larg rrugës nacionale, por rruga për në fshat lë për të dëshiruar. Banorët thonë gjithashtu se në fshat mungon uji i pijshëm, ndërsa ujërat e zeza rrjedhin lirshëm përpara banesave Banorët shpresojnë që në fshatin e tyre që përbëhet prej më shumë se 200 banorësh, pushteti vendor apo ai qëndror të kujtohen një ditë dhe të bëjnë investimet e nevojshme.