Te fundit

FSHATI ZALL-STRIKÇAN, I HARRUAR NGA SHTETI

Fshati Strikçan në komunën Zerqan në rrethin e Bulqizës vetëm pak metra larg rrugës nacionale Bulqizë-Peshkopi, është i harruar prej dekadash nga çdo qeveri që ka drejtuar vendin. Edhe pse është me resurse natyrore për tu patur zili, ky fshat sipas banorëve është i harruar. Në intervistat e dhëna për mikrofonin tonë, banorët shprehen se gjithmonë kanë vuajtur mungesën e ujit të pijshëm, për të cilin iu duhet ta sigurojnë si 50 vite më parë. Po ashtu, banorët thonë se vuajnë edhe mungesën e infrastrukturës rrugore ne te cilen nuk eshte bere asnje investim edhe pse eshte fshat me resurse natyrore Sipas banorëve, vetëm qendra shëndetësore funksionon në këtë fshat dhe asgjë më shumë. Megjithëse iu është premtuar që do të kenë shërbime dhe investime më të mira, asnjë nga kryetarët e komunës nuk i ka bërë realitet, por as deputetët që janë zgjedhur në kunvedin e shqipërisë.