Te fundit

Fushë-Bulqizë, banorët protestë për faturat abuzive të OSHEE-së.

Dhjetra banorë të komunës Fushë-Bulqizë, kanë protestuar gjatë ditës së hene pranë zyrave të Komunës, për gjobat abuzive të OSHEE-së, por jo vetëm, në ngarkim të tyre. Sipas banorëve protestues, të paktën mbi rreth 300 abonentë konsumatorë familiarë në këtë komunë, edhe pse me anë të librezave të energjisë, rezultojnë të jenë pagues të rregullt të saj, ju ka ardhur një gjobë standarte për vitet 2010-2011, prej 635 mijë lekë të vjetra, e cila sipas banorëve protestues është vendosur në mënyrë absolutisht abuzive. Kështu për të gjithë këta konsumatorë, fatura e energjisë për muajin janar të këtij viti, ka ardhur në shumën 1.3 milion lekë të vjetra.Banorët protestues përveç gjobave abuzive të vendosura fiktivisht nga persona të panjohur të ardhur nga Shkodra, kontestojnë edhe kamat-vonesat të cilat kanë ardhur jo për faj të tyre, por nga derdhja e pagesave me vonesë nga ana e filialit të postës.Ndërkohë banorët thonë se janë përballur edhe me raste skandaloze kur në librezë figurojnë me lekë të pagura rregullisht prej tyre, por të paderdhura nga ish faturistat e CEZ-shpërndarje.    shih videon