Te fundit

Fushë-Bulqizë, bëri lidhje të dyfishtë të energjisë elektrike, arrestohet 73-vjeçari

Vjedhja-e-energjisë-policia-17-në-pranga-7-në-kërkim-286-lidhje-të-paligjshmeNjë 73-vjeçar është proceduar penalisht pasi punonjësit e OSHEE kanë konstatuar lidhje të dyfishtë të energjisë elektrike.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur ditën e djeshme në fshatin Dragu, njësia administrative Fushë-Bulqizë.

Sipas Policisë së Shtetit, personi i arrestuar është me inicialet B.B, 73-vjeç, ku rreth orës 17:00 punonjësit e OSHEE kanë konstatuar në shtëpinë e tij lidhje të dyfishtë të energjisë elektrike.

Për 73-vjeçarin ka nisur procedimi penal në bazë të nenit 137 të Kodit Penal.

SC/tvbulqiza.al