Te fundit

Gjenerali shqiptar, pjesë e grushtit të shtetit në Turqi

auto_adem-huduti1468687694

Mediat në Turqi raportuan së është arrestuar gjenerali Adem Huduti, i cili ishte pjesë e grushtit të shtetit kundër qeverisë.

Huduti ka lindur në Kosovë në vitin 1952 dhe është komandant i Ushtrisë së Dytë, pjesë e Këmbësorisë së Forcave të Armatosura të Turqisë.

BBC-ja shkruan se ai është figura më e lartë ushtarake e arrestuar deri tani, së bashku me Akin Ozturk.

Huduti, i lindur në Kosovë, ka emigruar në Turqi dhe është diplomuar në Akademinë Ushtarake në vitin 1973.

Ai ka shërbyer në Divizionin III të këmbësorisë në kufi me Greqinë, në Brigadën VII të këmbësorisë në kufi me Rusinë dhe ka marrë pjesë në Korpusin IX të Ushtrisë turke.

GE/ tvbulqiza.al