Te fundit

Gjermani, 9000 refugjatë të mitur shpallen të zhdukur

1472473650minorenet-zhdukurSipas Policisë Federale, rreth 9000 fëmijë e të rinj të pashoqëruar janë raportuar të zhdukur.

Edhe pse shumë prej të zhdukurve janë adoleshentë, 876 vlerësohet të jenë nën moshën 13-vjeçare. Ekziston frika se emigrantët e rinj të pashoqëruar janë mjaft të ekspozuar ndaj bandave kriminale, e megjithatë, Policia Federale sqaron se nuk ka prova konkrete lidhur me këtë. “Në shumë raste bëhet fjalë për fëmijë, që pasi mbërrijnë këtu, shkojnë te të afërmit e tyre në qytete të tjera gjermane, madje edhe shtete të tjera”, thotë një zëdhënës i policisë për një gazetë vendase.

Autoriteti policor bën të ditur se rritja e numrit mund të shpjegohet pjesërisht me regjistrimin e disa të rinjve më shumë se një herë nga autoritetet gjermane, për shembull kur lëvizin në një zonë të re në vend.

/tvbulqiza.al