Te fundit

Gjermania ndalon mbajtjen e ferexhesë për gratë myslimane

thKonservatorët e Merkel kanë dakordësuar për ndalimin e ferexhesë të grave myslimane në ambiente publike. Arsyeja sipas ministrit të brendshëm, De Maiziere mbetet fakti se shkon kundër reformës për anti-terrorizmin.

“Mbulimi i fytyrës nuk i shkon për shtat një shoqërie të hapur. Të tregosh pjesët e fytyrës ka rëndësi ekzistenciale për ne që jetojmë bashkë në një komunitet. Është gjithashtu jetike për solidaritetin tonë, prandaj ju bëj thirrje të gjithëve që përdorin këtë veshje: tregoni fytyrën tuaj”, deklaroi De Maiziere.

Përveçse nëpër shkolla, gratë myslimane nuk do të lejohen të mbulojnë fytyrën edhe nëpër institucione shtetërore si gjykata apo ministri.

MF/tvbulqiza.al