Te fundit

Gjobitën biznesmenin, 22 vite burg për miqtë e Emiljano Shullazit

pajtim-serjani

(Foto: Pajtim Serjani para selisë së PS)

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 22 vite burg tre persona të akuzuar që i vendosën gjobë biznesmenit të kafes.

Genc Ferhati është dënuar me 8 vite burg, Pajtim Serjani me 7 vite burg dhe Ditmar Reci gjithashtu me 7 vite burg. Të tre akuzohen për gjobëvënie dhe janë pjesë e një grupi kriminal.

Pajtim Serjani i ka shpëtuar një atentati më 5 Janar të 2015, ku mbeti i plagosur tek “Rruga e Kavajës”. Serjani njihet gjithashtu edhe si miku i Emiljano Shullazit, shkruan Syri.net

Biznesmeni i kafes që ishte gjobitur nga tre të dënuarit, u arrestua para pak ditësh për posedim droge. Policia dyshohen se biznesmenit i kanë ngritur kurth, megjithatë kjo pistë pritet të konfirmohet nga hetimet që janë në vazhdim.

/tvbulqiza.al