Te fundit

Gjoricë, 200 familje rrezikojnë përmbytjen

Gjorica
Rrethe 200 banesa në njësinë administrative Gjoricë në Bashkinë e Bulqizës rrezikojnë përmbytjen si pasojë e fryerjes së lumit Okshtun. Argjinatura e këtij lumi është drejt shembjes ku për vetëm 2 metra, mund të futet në fshat dhe të përmbysë banesat. Banorët thonë se rreziku është i madh dhe se nëse nuk ndërhyhet menjëherë, atëherë banesat do të përmbyten e dëmet do të jenë të pallogaritshme. Dhjetra banorë të zonës ishin mbledhur për të parë situatën.
Në vendin e ngjarjes ishte Bordi i Kullimit të Qarkut Dibër. Drejtorja e këtij institucvioni Lutfie Meta, tha se situata paraqitet e vështirë dhe në rast të shpërthimit total të argjinaturës, qindra hektarë tokë e rreth 200 familje rrezikojnë përmbytjen:
Drejt Gjoricës janë nisur edhe forcat e ushtrisë për tu ardhur në ndihmë banorëve dhe bordit të kullimit.