Te fundit

Gjoricë, banorët kërkojnë mjek

Mungesa e mjekëve nuk vihet re vetëm në qendrat spitalore të cilat kanë mungesë të theksuar të mjekëve specialist, por edhe tek mjekët e përgjithshëm. Banorët e Njësisë Administrative Gjoricë në Bulqizëm, kërkojnë që në Qendrën Shëndetësore të tyre të caktohet një mjek i përgjithshëm, pasi e gjithë njësia ka plot 600 familje. Banorët shprehen se për të kryer një vizitë të thjeshtë duhet të udhëtojnë drejt Shupenzës apo nëse nuk e gjejnë as aty mjekun, duhet të shkojnë në Bulqizë. Në qendrën Shëndetësore të Gjoricës ka vetëm infermier të cilët mund të japin ndihmën e parë të tyre, por për banorët kjo nuk është aspak e mjaftueshme.  Mungesa e mjekëve në fshatra nuk është problem vetëm i Gjoricës, por edhe shumë njësi të tjera administrative në Bulqizë.