Te fundit

Gjoricë, familjet Daci ankohen për rrugën e Arbrit

Familjet gjorice rruga

  Katër familje në fshatin Gjoricë e Poshtme të Bashkisë së Bulqizës, kanë ankesa sa i përket ndërtimit të rrugës së Arbrit. Familjet Daci nuk janë kundër ndërtimit të rrugës së arbrit por ato kërkojnë që tju kompensohet dëmi që iu është shkaktuar nga ndërtimi i rrugës së arbrit. Rifat Daci thotë se pak tokë që kishte në pronësi, e ka marrë rruga e arbrit pasi gjurma e saj kalon mbi tokën e familjes së Rifatit. Por jo vetëm kaq, Rifat Daci thotë se familja e tij nuk ka asnjë siguri pasi rruga është fare pranë banesës. Ai kërkon që t’i kompensohet toka e dëmtuar dhe t’i ndërtohet një mur mbrojtës para banesës që të mos rrezikohet jeta e familjarëve të tij  Shukrit Daci është një tjetër i dëmtuar nga ndërtimi i rrugës së Arbrit. Ai kërkon që qeveria t’i kompensojë tokën dhe të ndërtojë në këtë zonë mbikalime e nënkalime. Po ashtu edhe mure mbrojtëse drejt banesave.  Ndërtimi rrugës së Arbrit në fshatin Gjoricë është në fillesat e saj pasi aktualisht është hapur vetëm traseja. Në këto kushte apeli i banorëve ka kohë që të reflektohet në punimet që do të kryhen më pas.