Te fundit

Gjoricë, festohet 90 vjetori i shkollës.

Në Gjoricë, qendër administrative e Bashkisë Bulqizë me të njejtin emër, është festuar 90 vjetori i hapjes së shkollës. Morën pjesë në këtë ceremoni festive, nxënës, mësues, prindër. Me këtë rast nderuan me pjesmarrjen e tyre edhe kryetari I Bashkisë Bulqizë, Melaim Damzi, Prefektja në detyrë e Qarkut të Dibrës, Donika Hyseni, ish ministre e Arsimit dhe Kulturës Tefta Cami, drejtoresha e Zyrës Arsimore Bedrie Manjani, prof. Shpëtim Cami,etj. Takimin e organizuar me këtë rast e hapi kryeadministratori i Gjoricës, Vehbi Xheka, I cili falenderoi të pranishmit për pjesmarrjen
Në përshëndetjen e saj Bedrie Manjani pasi foli për rrugëtimin e vështirë të hapjes së shkollëve të para shqipe, tha se nga shkolla e Gjoricës kanë dalë plejada të tëra mësuesish që punuan e punojnë për mësimin e edukimin e fëmijëve
Prefektja në detyrë e Dibrës, Donika Hyseni, në fjalën e saj përshëndetëse tha se Gjorica shquhet për atdhedashuri, arsim dhe kulturë
Me pas ne fjalen e tij pershendetese Kryebashkiaku, Melaim Damzi, tha se të kujtosh 90 vitet e rrugëtimit të kësaj shkolle, nuk janë pak, pasi janë plot tre breza mësuesish kontribues në mësimin dhe edukimin e fëmijëve, duke kujtuar me këtë rast përpjekjet e stërmundimhme të mësuesve themelues të kësaj shkolle si, Sheh Latifi, Eqerem Cami, Aqif Sharofi, Haxhi Ademi etj
Edhe Tefta Cami ish ministre e arsimit dhe bije e kesaj zone ne fjalen e saj pershendetese vuri theksin se detyra e arsimtareve eshte fisnike dhe se ne arsim duhet te punojne mesues te devotshem dhe pa bindje politike
Me këtë rast u zhvillua edhe një session shkencor që hodhi dritë mbi përpjekjet e patriotëve dibranë të pushkës dhe të penës, për hapjen e shkollave shqipe. Kështu studiuesi Zabit Lleshi, në trajtesën e tij, e vuri theksin tek rrugëtimi I vështirë I hapjes së shkollave shqipe jo vetëm në Gjoricë, por edhe në gjithë Grykën e Vogël dhe më gjërë
Mësuesi I kësaj shkolle, Shukri Hajdari, vlerësoi në trajtesën e tij kontributin shumë të vlefshëm që dha kleriku Sheh Latifi, në hapjen e shkollës së parë shqipe në Gjoricë më 1925,
Ndërkohë interes ngjalli edhe trajtesa e mësuesit Pëllumb Cami, I cili vlerësoi plejadat e tre brezave të mësuesve ndër vite të kësaj shkolle
Drejtori I shkollës së Gjoricës, Fatos Muho, në fjalën e tij foli për gjendjen e mirë aktuale të shkollës, në mësimin dhe edukimin e brezit të ri, ku garantoi për ti çuar më tej arritjet e deritanishme.
Ne perfundim te takimit nxenesit e kesaj shkolle dhane per te pranishmit nje koncert artistik me kenge,valle e recitime