Te fundit

Gjoricë, “lufta” e humbur mes banorëve dhe ushtrisë kufitare maqedonase

Gjorica

Fshati Gjhoricë e Poshtme në Bashkinqë e Bulqizës është një ndër fshatrat në kufi me Maqedoninë. Pas viteve 90-të në këtë fshat ka histori tronditëse se si banorët e këtij fshati të moshave të ndryshme janë vrarë nga ushtria kufitare maqedonase. Plot 7 persona janë vrarë në këtë fshat për arsye nga më të ndryshmet. Munir Balliu banorë i fshatit Gjoricë e Poshtme, tregon se si ushtria kufitare i ka vrarë banorët e fshatit të tij në zona të ndryshme. Rasti më i çuditshëm është ai i një të riu i cili po merrte një dru për zjarr nga lumi Drin në tokën shqiptare dhe është vrarë nga ushtria. Muniri tregon se si për gjithë këto të vrarë në fshatin e tij, shteti shqiptar nuk ka marrë asnjë masë ndaj Maqedonisë, madje as për të ndëshkuar fajtorët.  Edhe banorë të tjerë të fshatit Gjoricë e Poshtme, tregojnë tmerrin që kanë përjetuar nga fqinjët prej vitesh. Ata shprehen se nga njëra anë Maqedonia e nga ana tjetër Greqia po vrasin shqiptar çdo ditë e shteti shqiptar nuk merr asnjë masë ndaj tyre.Nga ana tjetër banorët e fshatit Gjoricë e Poshtme në Bulqizë thonë se ushtria kufitare maqedonase ka vrarë shqiptar edhe në fshatra të tjerë si në Maqellarë e Çerenec.