Te fundit

GJORICË, MOLLËT HIDHEN NË LUM PASI SKA TRTEG SHITJEJE

Mollet Gjorice

  Ndonëse janë një ndër prodhuesit më të mëdhenj të mollës në vendin tonë, fermerët e Dibrës e Bulqizës po përballen çdo vit me mungesën e tregut të shitjes. Situata alarmante është edhe në njësinë administrative Gjoricë të Bashkisë Bulqizë. Fermerët i kanë bërë gati mkollët e tyre për ti hedhur në lumin Drin. Sipas tyre, mungesa e tregut të shitjes i detyron ata të bëjnë të njëjtën gjë çdo vit. Edhe pse sipas fermerëve prodhimet e tyre janë cilësore, futja e mollës së importit nga vendet e tjera përreth bën që prodhimi vendës të mos gjejë treg shitjeje. Në këto kushte, ata shprehen se faji është i ministrisë së Bujqësisë e cila nuk krijon lehtësira për prodhuesit vendas, por lejon futjen e importit  Nga ana tjetër fermerët e Gjoricës thonë se për shkak të mungesës së shitjes së prodhimit, atyre nuk iu del as kostoja e shërbimit ndaj mollës deri në vjeljen e saj.