Te fundit

Grabitja në aeroport, pse policët privatë ishin pa armë? Ja çfarë filmuan kamerat e sigurisë

rinas21Tre personat e armatosur dhe të maskuar arritën që të merrnin shumën e parave në aeroport me lehtësi, pasi nuk pati rezistencë nga rojet privatë të sigurisë.

Kjo pasi këta të fundit ishin të paarmatosur për shkak se nuk lejohet prania e armëve në pistë. Vizion Plus raporton se ligji i 10 korrikut 2014 i jep të drejtë rojeve private që të jenë të pajisur me armë zjarri kur kanë nën ruajtje objekte të rëndësisë së veçantë.

Por, kontrata e kompanisë private ICTS që ruan rrethimin e pistës së aeroportit nuk parashikon përdormin e armëve.  Ndërkohë, hetuesit kanë analizuar kamerat e sigurisë së rrugëve, për të parë lëvizjet e grabitësve që u larguan në drejtim të paditur. ‘ABC News’, duke iu referuar burimeve, thotë se janë verifikuar lëvizjet në aksin Rinas-Ura e Tapizës dhe në Fushë Krujë-Vorë gjatë intervalit kohor 14:20 deri më 15:00.

Nga këto pamje, dyshohet se njëri nga mjetet e largimit ka qenë një furgon transporti që dyshohet se ka hyrë në zonën e Laknasit ndërsa makina tjetër ka marr drejtimin e Vorës. Por mbetet për t’u sqaruar nëse këto mjete të dyshuara janë pikërisht, ato që kanë përdorur autorët e grabitjes, ende të paidentifikuar.

Në dosjen e prokruorisë thuhet se grabitësi në orën 14:23 minuta ka prerë drynin e portës nr.3 të aeroportit duke hyrë brenda perimetrit të sigurisë dhe në ora 14:27 minuta ka dalë po nga e njejta portë makina me grabitësit dhe dy thasët e mbushur me para.