Te fundit

Haremi i Pashait të Janinës

1470663147haremi-fotoArtistja Natasha Bega ka zgjedhur të sjellë përmes pikturës tekstile haremin e Ali Pashës së shekullit XVIII. Gjithçka është në përfundim e sipër, pasi shumë shpejt do t’i prezantojë publikut dëshirat e fshehta të “luanit” të Janinës, në pjesën e dytë të tyre.

Pas erosit, të prezantuar pak më parë përmes një ekspozite, këtë herë gratë e Ali Pashës nuk do të jenë portrete të fiksuara në kuadro. Ato do të jenë gra të vërteta, të cilat do të veshin petka shumëngjyrëshe të qëndisura nga Natasha.

“Ato janë një teknikë e re pikture, e quajtur teknikë në tekstil. Janë personazhe të përceptuara dhe të ingranuara në lëvizje copash, për të cilat personalisht kam ndierë të njëjtën energji sikur punoj edhe në teknikën e vajit. Arti do të jetë e gjithë performanca që do të ndodhë, duke filluar nga skenografia, kostumografia”, tha Natasha Bega, piktore. Haremin e Ali Pashës, Bega do ta prezantojë për publikun në muajin tetor.

MF/tvbulqiza.al