Te fundit

Hecet drejt tharjes, prurjet e lumenjëve më të ulta të disa viteve

400px-Hidrocentrali_i_FierzësMungesa e reshjeve të shiut gjatë muajit korrik ka përkeqësuar prurjet në kaskadën e Drinit. Sipas Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare, prurjet mesatare për korrikun shënuan 48 m3 për sek, 27% më pak sesa mesatarja shumëvjeçare, si dhe 10% më pak se minimumi shumëvjeçar për këtë muaj.

Niveli i ulët i prurjeve ka çuar në rënie të shpejtë të nivelit të ujit në basenin e Fierzës, me 5 metra brenda një muaji, duke shënuar një kuotë prej 290.4 metra.

Enti thotë se po monitoron gjendjen në kaskadë për të bërë të mundur menaxhimin optimal të saj, duke garantuar furnizimin me energji elektrike të konsumatorëve tariforë, në një kohë që shënon pikun e konsumit të energjisë nga ana e qytetarëve.

OSHEE ka importuar gjatë korrikut rreth 35% të nevojës së konsumatorëve fundorë për furnizimin me energji, ndërsa pjesa tjetër është plotësuar nga prodhimi i KESH-it. Por, ajo që shqetëson ekspertët është situata në vazhdim, veçanërisht përgjatë muajit gusht, që parashikohet të jetë një muaj më i thatë sesa korriku.