Te fundit

Histori plot dhimbje, 10 vjecari vdes ne menyre misterioze, teksa mblidhte dru ne pyll me gjyshen

Familja Xholeshi
Nuk kane te mbaruar historite e dhimbshme ne Shqiperi, e kryesisht ne Qarkun e Dibres. Më te prekura jane ato zona, ku varferia eshte esktreme dhe se dashur pa dashur njerezit shenderrohen ne njerez te dhunshem, nga pamundesia per te mbushur barkun. Familja Xholeshi,ne fshatin Mazhice, rrethi Bulqize, Nesia Administrstive Shupenz, po perjeton ditet e saj te tmerrit. Shpetim Xholeshi, ka 8 femijeve , femije keto te bere me dy gra, 4 me gruan e pare dhe 4 me gruan e dyte, me te cilen edhe jeton aktualisht. Kalvari i vuajtjeve te ketyre femijeve si dhe e familjes ne pergjithesi eshte i madh, e plot dhimbje. Sic tregojne komshinjte dhe te afermit Shpetimi merr 500 mij lek per cdo muaj per te rritur 4 femijet, te mundesuar nga martesa e pare, i divorcuar 10 vite me pare. Komshinjte dhe te aferm t familjes, e pershkruajne Shpetim Xholeshin, si abuzues alkoli, te dhunshem dhe dembel, aq sa disa vite me pare, 2 vajzat ne moshen rreth moshes 13-15, kane braktisur shtepine prej dhunes se te atit, duke u strehuar ne nje kasolle bagetish, Historia perkeqeshet kur 10 vjecari Ilir Xholeshi, i cili nuk jeton si rezultat i mbytjes se tij ne lumin Drin naten e mbremshme, mendohet ne menyre aksidentale, eshte rrahur 3 dite me pare nga i ati, ne menyre barbare, sic tregon njerka dhe komshinjte, koka e 10 vjecarit eshte shtypyr me kembe disa here, me force.
Version ii ngjarjeve te dhene nga banore te ndryshem jane te cuditshme, ku edhe dhuna e ushtruar ndaj 10 vjecarit mbetet nje mister dhe nje akt qe duhet denuar.Komshinjte, jane teper te prekur nga historia dhe situatat e krijuara ne familjen Xholeshi, pasi pervec faktit te humbjes se jetes se 10 vjecarit, ata mendojne se te gjithe femijet e kesaj familje do te kene te njejtin fat me VDEKJE, nese shteti nuk ben dicka per ti ndihmuar.Femijet e kesaj familje jane te pangopur, duke ngrene kulacet e bukes, qe komshinjte i kane derguar per morte. Dyert e kesaj familje jane hapur per mort, ku njeri sjell sheqerin, tjetri sjelle kafen, dikush buken, e keshtu varrosin 10 vjecarin, te pangopur ndonjehere, dhe mbushin barkun sado pak te vellezerve e motrave te tjere duke cuar dicka me kete rast fatkeqesie.