Te fundit

Gianni De Biasi merr edhe një tjetër talent nga Kosova

Liridon-Latifi-700x427Përveç Eros Grezdës, Gianni De Biasi në kombëtaren shqiptare, për ndeshjen ndaj Lihtenshtajnit dhe Spanjës, pritet ta ftoj edhe një tjetër talent kosovar.

Krijimi i përfaqësueses së Kosovës dhe kërcënimi për largimin drejt skuadrës tjetër shqiptare, sikurse ndodhi me Rashicën, Vojvodën apo Rrahmanin, nga kombëtarja U21, ka detyruar Gianni De Biasin të përshpejtojë grumbullimet e të rinjve, të paktën për të mos u rrezikuar më për largime të mëtejshme.

Në listën që pritet të zbardh më 1 tetor, trajneri i përfaqësueses do të ketë 3 lojtarë të përfaqësueses U21, ata janë dy sulmuesit Rey Manaj, Eros Grezda dhe mesfushori i Skënderbeut Liridon Latifi.

Nëse i pari, ish-sulmuesi i Interi dhe aktualisht i Peskarës është grumbulluar disa herë, për herë të parë janë dy lojtarët me origjinë nga Kosova, Eros Grezda, sulmuesi i Lokomotivës në Kroaci dhe Liridon Latifi, mesfushori i Skënderbeut.

Emra që ndoshta në sulm do të kenë më tepër hapësira me mungesën e Gashit, apo gjendjes jo optimale të Sadikut, ndërkohë në mesfushë, Latifi rrezikon Emir Lenjanin, i cili është në pozicionin e preferuar të mesfushorit të Skënderbeut.

Por, nëse grumbullimi i tyre është një lajm i mirë për përfaqësuesen A, ajo Shpresa mbetet e boshatisur, me largimin e 6 lojtarëve të mësipërm dhe kjo ndodh në momentin më të mirë të saj në eliminatoret e Europianit 2017-të.

Sigurimi i Grezdës dhe Latifit, për të ardhmen kuqezi, konsiderohet një objektiv më i rëndësishëm se ai i Shpresave, që janë një ndër brezat më të mirë të viteve të fundit.