Te fundit

Ilir Meta mungon në mitingun e Dibrës, Rama: PD do thotë kishte pak njerëz!

meta rama_1Kur nisi fushata për Dibrën, lajmet që vinin nga Ilir Meta ishin disa foto nga plazhi i Shëngjinit në veri, apo nga plazhi I Jalit në jug. Stina e nxehtë iku shpejt bashkë me pushimet dhe Ilir Meta udhëtoi drejt Tiranës, por asnjë ditë nuk mori rrugën për Dibër. LSI u mjaftua me thirrjet e vakëta të deputetëve Luan Rama dhe Përparim Spahiu në disa mitingje rasti në fshatrat e Dibrës. Kishte që nga 1997 që një kryetar partie nuk udhëtonte në një zonë ku zhvillohej fushata për zgjedhjet. Mungesa e Ilir Metës ra në sy akoma më shumë sot në mitingun përmbyllës të koalicionit, ku Edi Rama nuk mungoi.

Në zgjedhjet e fundit lokale, prania e të dyve ulur pranë njëri tjetrit ishte standart i mitingjeve në të gjithë Shqipërinë. Sot në Dibër socialistët dhe njerëzit e PDIU nuk e mbushën dot sheshin në qendër. Madje duke e parë hapësirat boshe që kishte mes turmës, Edi Rama e tha vetë se Partia Demokratike do t’ia vinte në dukje njerëzit e pakët në shesh.