Te fundit

  Inagurohet xhamia “Ebu Hanife” ne Bulqize

Xhamia

Besimtaret Mysliman ne rrethin e Bulqizes tashme do te kene  Xhamine e re per te kryer ritet e tyre. Mbas amortizimit te xhamise se vjeter dhe çarjeve qe pesoi per shkak te levizjeve te tokes, u ndermor nisma per ndertimin e nje xhamie te re.Mundesimi per  ndertimin e kesaj xhamie eshte fondacioni i Katarit. Fiks para nje viti filloi ndertimi i kesaj xhamie muntifunksionale me tre kate e dy minare. Ku kati i  pare do sherbeje si qender kulturore per arsimimin e te rinjve, kati i dyte dhe i trete per kryerjen e riteve fetare.  Xhamia e re ka nje siperfaqe prej 250m2 per kat. Te ftuar ne  inagurimin e xhamise  ishin  nenkryetari i komunitetit musliman haxhi Lauren Luli, drejtori i fondacionit te katarit qe njekohesisht eshte edhe  financuesi i ndertimit te xhamise. Drejtore te shoqatave te ndryshme, myftiu i dibres. Imamet e Bulqizes si dhe imame nga Burreli, Dibra e Bulqiza.Mori pjese edhe  kryetari i bashkise Bulqize Melaim Damzi Ceremonia filloi me leximin e Kuranit, per te vazhduar me pas me fjalet prshendetese te te ftuare. Pas ritit te faljes  e cila u be ne xhamine e re imamet e xhamive dhane mesazhin e tyre.