Te fundit

Ish minatorët; “Sindikatat inekzistente, paguhen nga firmat”

Minatoret

  Ish minatorët e Bulqizës ndajnë të njëjtin mendim sa i përket funksionimit të sindikatave të minatorëve. Ata i quajnë palë me subjektet minerare e për këtë arsye janë inekzistente. Ish minatorët që tashmë kanë dalë në pension nuk kanë frikë të akuzojnë sindikatat të cilat sipas tyre rrijnë nën hije pasi janë bërë palë qoftë me subjektet minerare e qoftë me shtetin. Minatorët thonë se nëse do të ishin tamam funksionale dhe do të kryenin qëllimin për të cilin janë krijuar, atëherë statusi i minatorit nuk do të kishte shkuar kaq gjatë pa u miratuar nga të gjitha qeveritë. Ish minatorët ngrejnë akuza të forta ndaj sindikatave të cilat sipas tyre nuk i mbrojnë aspak minatorët. Të vetmit që prononcohen në lidhje me problematikat që shqetësojnë minatorët janë ata që kanë dalë në pension, pasi siç e thonë edhe vetë, ata që punojnë aktualisht kanë frikë të prononcohen sepse rrezikojnë vendin e punës.