Te fundit

Ish Minatori Hamdi Kurti

Hamdi Kurti

Kjo është banesa e një ish minatori i cili ka punuar rreth 40 vite si minator. Pavarësisht se ish minatori Hamdi Kurti ka punuar afro gjysmë shekulli në minjerë, nuk ka arritur të bëjë një banesë të përshtatshme, por jeton në ish magazinat e gjeologjisë. Hamdiu është baba i shtat fëmijëve, por që ka kaluar një jetë të vështirë. Ai jeton aktualisht në këtë dhomë e cila është e përshtatur si banesë. Kushtet në të  nuk janë aspak të përshtatshme, pasi çatia rrjedh, e muret anësore janë të dëmtuara. Por Hamdiu ka edhe një tjetër problem. Kur ai mbushi moshën për pension nisi të mblidhte kontributet, por pa që ato ishin paguar në bazë të pagës minimale. Ai thotë se pasi minjera u privatizua, herë derdheshin siguracionet e herë jo   Hamdiu akuzon edhe sindikatat të cilat sipas tij janë bërë palë me shtetin dhe privatet  duke lënë në mëshirë të fatit minatorët