Te fundit

Itali, shqiptari grabiste shtëpi dhe largohej me “Porsche”

shqiptari-6

Një shqiptar që grabiste shtëpi në Itali është aksidentuar në tentativë për t’i shpëtuar policisë.
Ai ka vjedhur një vilë dhe më pas është larguar me një makinë super të shtrenjtë në Livorno.

34-vjeçari është arrestuar nga policia pasi doli nga një vilë në Forte dei Marmi. Ai u largua me një automjet tip “Porsche”, për t’i shpëtuar policisë, por pas pak kilometrash është përplasur, shkruan Lapsi.al
Ai ka tentuar të largohet në këmbë, por është arrestuar.

Edhe makina “Porsche” ishte e vjedhur. Në makinë u gjetën një orë Rolex dhe sende të tjera me vlerë rreth 40 mijë €. Shqiptari u shtrua në spital, por më pas do të dërgohet në qeli.

GE/ tvbulqiza.al

shqiptari-3