Te fundit

Ja cilët përfitojnë nga falja e taksave për makinat

th (1)Ministria e financave në projektligjin për amnistinë ka parashtruar një nen për faljen e taksave ku përcaktohen edhe cilët individë do të përfitojnë.

“Ligji çregjistron të gjitha automjetet, të cilat pas datës 31 dhjetor 2011, nuk janë paraqitur për të bërë pagesën e taksave në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit”, shpjegon  Niko Lera nga Ministria e Financave.

Kushti i vetëm për të përfituar nga falja është që detyrimet të kenë filluar para 1 janarit të vitit 2012. Kjo do të thotë se një individ, i cili nuk ka paguar taksat e automjetit për periudhën nga viti 2010 deri në 2016-ën përfiton, ndërsa një individ tjetër, i cili ka detyrime të papaguara nga viti 2012 deri në vitin 2016 nuk përfiton.

Sipas draftit afati i fundit i faljes është data 31 mars 2017. Pas kësaj date mjetet debitore do të çregjistrohen automatikisht ose me kërkesë të vetë përdoruesve pa asnjë pagesë.

Edhe pse nuk ka një shifër zyrtare, përllogaritjet tregojnë se nga ky draft mund të përfitojnë 100 mijë automjete.

MF/tvbulqiza.al