Te fundit

Ja sa bakshish lënë shqiptarët, në krahasim me europianët

Tipsgerman

Në ekonominë botërore  bakshishet realizojnë rreth 29 miliardë euro në vit të ardhura.

Falë Bookatable është realizuar një guidë e cila sqaron truket e bakshisheve në botë, shkruan Monitor.al

Kështu nuk do të mund të gjendeni përballë ndonjë situate të pakëndshme. Të dish sesa bakshish duhet të lësh mund të jetë një avantazh, veçanërisht në ndonjë vend të panjohur. Ka vende kur bakshishi është i detyrueshëm e të tjera ku nuk është.

Në hartën e Europës, ku përfshihet edhe Shqipëria, bakshishi është diçka mëse e pranueshme. Nuk ka asnjë vend ku mund të konsiderohet si diçka fyese. Vendi ynë bën pjesë në kategorinë e vendeve ku shifra që duhet të lihet zë 10-15% të shërbimit që keni marrë. Ky nivel bakshishi konstatohet në pjesën  më të madhe të Europës.

Dy janë vendet ku bakshishi nuk është i detyrueshëm, Ukraina dhe Zvicra.

Gjermanët janë personat që lënë më shumë bakshish në botë. Rreth 69% e gjermanëve lënë bakshish në udhëtimet e tyre jashtë. Në Gjermani, bakshishi i duhet lënë direkt në dorë kamerierit dhe jo në tavolinë pasi konsiderohet e ulët.

Në Francë, bakshishi në vlerën 15% është i përfshirë në faturë dhe nuk është e detyrueshme që të lini të holla në tavolinë.

Në SHBA, bakshishi nuk është një zakon konsumator, por diçka e detyrueshme në pjesën më të madhe të restoranteve. Amerikanët dhe kanadezët duhet të deklarojnë të ardhurat nga bakshishet, që janë të tatueshme.

Sipas Monitor.al në Japoni është fyese të lësh bakshish, pasi ofrimi i shërbimit me standarde konsiderohet si detyrim.

Sipas këtij studimi 1 në 3 udhëtarë nuk dinë sesa bakshish duhet të lënë.

Fjala bakshish e ka origjinën nga Anglia dhe i përket periudhës së shekullit të 16-te.

/tvbulqiza.al