Te fundit

Ja si ndikon pesha trupore tek truri juaj

Screenshot_2-18Truri i një njeriu mbi peshë nuk mund të jetë njëlloj me atë të një njeriu me peshë normale. Truri i njerëzve obezë plaket shumë më shpejt se ai i personave me peshë normale. Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga Universiteti i Kembrixhit.

Truri i njeriut zvogëlohet me avancimin e moshës, por shkencëtarët mendojnë se edhe obeziteti ndikon në përshpejtimin e këtij procesi. Në studim u përfshinë 437 persona të moshës 20-87 vjeç dhe shkencëtarët u fokusuan të impakti i obezitetit në strukturën e trurit. Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën “Neurobiology of aging”.

Sipas studimit, truri i personave të cilët janë obezë apo kanë disa kilogramë më shumë sesa duhet, është i plakur 10 vite më shumë krahasuar me atë të atyre normal. Veçanërisht diferenca duket, në substancën e bardhë, që është bashkimi i fashave të fibrave nervoze që lidhin arteriet e ndryshme cerebrale, volumi i të cilave zvogëlohet me moshën te personat e të gjitha peshave. Por madhësia e kësaj shtrese është e lidhur drejtpërdrejt me treguesin e masës trupore (BMI).

Tani do të duhet që të qartësohet marrëdhënia e kësaj lidhjeje të drejtpërdrejtë me fillimin e sëmundjeve në tru.