Te fundit

Jeta e veshtire ne fshatin Zogjaj Bulqize

Fshati Zogjaj, ne rrethin e Bulqizes, ne njesinë administrative te Shupenzes, i cili eshte fshat turistik, qe njihet per klimen e rritjes se frutave dhe perimeve pa asnje kimikat. Banoret e ketij fshati kane braktisur resurset e ketij fshati, vetem per arsyen e mospasjes se nje infrastrukture rrugore, ujit te pijshem, qendres shendetesore dhe shkolles. Rruga eshte e demtuar, gjithe gropa madje ne nje pjese te saj femijet e fshatit Bllacë, per te shkuar ne shkollen ne “Zogjaj” ngjiten pergjat nje kodre , duke ecur per 3 ore vajtje-ardhje.Imazhet te perngjajne me skenat e filmit “perralle nga e Kaluara”, ku grate e fshatit rreshtoheshin per te punuar ne toka.Ndryshe nga ai imazh keto femije jane rreshtuar me canta shkollash, per te marre mesimnxenie ne shkollen me te afert. Ne ditet me debore, femijet e fshatit Bllace, mbesim pa frekuentuar shkollen pasi debora arrin deri ne 1 m. Nje tjeter fenomen eshte edhe mungesa e ujit te pijshem, ky burim te ngjan sikur te digjet raki. Ketij fshati i mungon edhe qendra shendetesore, e per te bere nje gjylper, duhet ti drejtohen Shupenzes ose Bulqizes, e madje u duhet te presin me ore te tera, pasi ka edhe mungese automjetesh. Jeta ketu behet e veshtrire, pavaresisht deshires per mbijetese te ketyre banoreve qe kane mbetur. Grate sakrifikohen duke lare ende me dore, neper govata e legene, apo duke zier rroba neper kazane te medhenj. kryefamiljaret dhe te rinjte shpesh here bejne dru ne pyll, per ti shitur. Ja ca tregon nje banore i zones, qe ka 7 femije…. Jetesa ne fshatin Zogjaj, eshte me teper se sa nje lufte per te mbijetuar, aty ku grate bejne shpesh-here punen e burrave, apo femijet sakrifikojne shendetin per tu shkolluar. Sic shprehen ato,ato nuk ngopen as me ushqim…. Ne kete fshat para viteve 90′ kane qene 115 shtepi, por kane mbetur vetem 45 shtepi.