Te fundit

Ka startuar edicioni i 25 i festivalit mbarkombëtar Oda Dibrane .

Ky festival është eventi më i madh mbarkombëtar , pas festivalit të Gjirokastrës .Aty shpalosin vlerat artistike , këngët folklorike e burimore, ritet dhe alegorinë nga të gjitha trevat shqipfolëse nga ato vijnë .Në skenën e festivalit Oda Dibrane performojnë mbi 25 grupe me më shumë se 600 artistë .Ajo që bie në sy është larmishmëria e kostumeve , dhe pjesëmarrja masive e moshave të reja në përbërjen e grupeve folklorike .E veçanta e këtij festivali është se mbahet në dy shtete në Peshkopi (Shqipëri) dhe Dibër të Madhe (Maqedoni e Veriut)Nata e parë nisi në Dibër të Madhe Grupet artistike mbushën sheshin me paradën e kostumeve , dhe më pas performuan për rreth 2 orë në skenën e pallatit të kulturës Dibër