Te fundit

Kalaja: “Minatorët e Shqipërisë nuk përfaqësohen nga 20 veta që dalin në Tiranë”

Gezim Kalaja

    Presidenti i Sindikatave të Pavarura të  Minatorëve të Shqipërisë Gëzim Kalaja, në një intervistë për Tv Bulqizen  shprehet se minatorët e Shqipërisë, nuk përfaqësohen nga një grup i cunguar njerëzish që dalin në protestë në Tiranë. Kalaja tha se pikërisht ai grup e sfumon kërkesën legjitime dhe të drejtën e pamohueshme të minatorëve për ta fituar statusin. Sipas Presidentit të Sindikatave të Pavarura të Minatorëve të Shqipërisë, Gëzim Kalaja, përpjekjet për të gjetur mbështetjen e qeverisë për miratimin e statusit të minatorit deri tani kanë qenë jo efektive.  Sa i përket minatorëve të Bulqizës, Gëzim Kalaja tha se i di mirë të gjitha problematikat, por ai i kërkoi sindikatës që i përfaqëson që të mbrojë interesat e minatorëve e jo të punëdhënësit:  Sa i përket mosmiratimit të statusit të minatorit deri tani, Gëzim Kalaja shprehet se ka qenë dështimi i atyre sindikatave që e kanë marrë përsipër një gjë të tillë, por edhe qeveria e cila e kishte premtuar statusin e minatorit