Te fundit

Kandidati I PD Edmond Isaku ka organizuar një tur takimesh elektorale me banorë të fshatrave Sofrocan, Strikcan, Zerqan dhe Sopot në Njësinë

Mondi takim Zerqan

Administrative Zerqan. Në këto takime ai u shoqërua nga kryetari I Degës së PD, Defrim Fiku, I cili në fjalën e tij falenderoi banorët për pjesmarrjen dhe shprehu besimin se vota e tyre më 25 qershor do të jetë për PD
Kandidati Edmond Isaku, shpalosi para banorëve të këtyre fshatrave në vija të përgjithshme programin ekonomik të PD-së për nxjerrjen e vendit nga varfëria nëpërmjet hapjes së vendeve të punës, ulje të taksave nëpërmjet vendosjes së taksës së sheshtë 9% dhe uljen e tvsh nga 20 në 15%, investime në shkolla e kopshte për fëmijët, shërbim shëndetësor, 3 fishim të ndihmës ekonomike për familjet në nevojë, subvencionim për fermerët si dhe ulje të cmimit të naftës me rreth 250 lekë, duke e cuar cmimin e saj në rreth 1400 lekë nga 1600-1700 lekë që varion aktualisht, si dhe rritje të pensionit minimal në 250 mijë lekë nga 140 mijë që është aktualisht etj.
Me pas shume banore te ketyre fshatrave moren fjalen dhe shprehen solidaritet e mbështetje për Edmond Isakun, duke votuar me 25 qershor nr. 6 në fletën e votimit.