Te fundit

Kandidati socialist i Dibrës, deklaratë për akuzat e drogës

12799425_1162360170449342_7363431642675770022_nKandidatit i PS për Bashkinë e Dibrës Muharem Rama deklaron se nuk ka qenë kurrë në Zvicër dhe nuk ka mbajtur pasaportë falso.

Ai ka reaguar pas një postimi në rrjetet sociale të ish-kryeministrti Berisha ku akuzohej se kishte probleme me drejtësinë në Zvicër si dhe ka ndryshuar emrin.

“Kurrë në jetën time nuk kam qenë në Zvicër. Kurrë nuk kam lëvizur me pasaportë falso. Në 20 vjet pune nuk e kam braktisur kurrë Dibrën.

Kjo mund të verifikohet lehtësisht. Mund të shihen borderotë ku jam paguar. Unë këtë sqarim po e bëj për hir të qytetarëve. Nuk prisja fjalë të mira nga doktori i sëmurë i Tiranës”, ka deklaruar Muharem Rama.