Te fundit

Kerry: I jam shumë mirënjohës Shqipërisë që pranoi muxhahedinët

U.S. Secretary of State John Kerry speaks about the Ukraine crisis after his meetings with other foreign ministers in Paris, March 5, 2014. Kerry spoke to reporters at the U.S. ambassador's residence in Paris.  REUTERS/Kevin Lamarque   (FRANCE - Tags: POLITICS)

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, në daljen e tij përpara medieve pasditen e së hënës, veç situatës në Siri dhe zhvillimeve në marrëdhëniet me Rusinë, i ka kushtuar një vëmendje të rëndësishme Shqipërisë, duke e falenderuar për kontributin e dhënë për strehimin e anëtarëve të opozitës iraniane, transmeton TCH.

“Vizitova Tiranën gjatë këtij viti dhe diskutova me qeverinë shqiptare, se si mund t’i asistojmë për lehtësimin e transferimit dhe zhvendosjes së grupit të fundit të opozitës iraniane, MEK, pjesë e Kampit të Lirisë. Shqipëria ka një traditë të hershme në mbrojtjen e komuniteteve vulnerabël, siç ka gjatë konfliktit në Kosovë dhe në mbrojtjen e një numri të madh herbrenjsh gjatë Luftës së Dytë Botërore. Jam shumë mirënjohës që edhe në këtë rast, Shqipëria ishte e gatshme të luante një rol të rëndësishëm humanitar”, tha Kerry.

John Kerry është zyrtari më i lartë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që falenderon publikisht Shqipërinë për ndihmën e dhënë, por nuk kanë munguar dhe zëra si senatori John McCain, i cili vetëm një ditë pas mbërritjes së muxhahedinëve në Tiranë, falenderoi publikishte qeverinë shqiptare.