Te fundit

KLLOBÇISHTI MES PROBLEMEVE TË SHUMTA

Kllobcishti

  Ky është fshati Kllobcisht në njësinë Administrative Maqellar në Bashkinë e Dibrës. Fshati ndodhet në kufi me Maqedoninë e veriut dhe ka histori të përbashkët me të. Janë rreth 300 hektar tokë bujqësore e këtij fshati i cili në vitin 1948, i mbeti Maqedonisë së Veriut. Por ky nuk është problemi i vetëm i banorëve të Kllobcishtit, pasi ata përballen me mungesë të ujit vaditës dhe atij të pijshëm. Ai pak ujë vaditës që kanë nuk mjafton për asgjë pasi vjen nga llixhat e Maqedonisë së Veriut dhe nuk mund të përdoret për vaditjen e perimeve. Banorët shprehen gjithashtu se problem kanë edhe mungesën e ujit të pijshëm, ndërsa shtojnë se fshati po braktiset çdo ditë e më shumë. Pjesa më e madhe e tokave bujqësore në fshatin Kllobcisht është e pa punuar, shkak për këtë sipas banorëve është mungesa e ujit vaditës.