Te fundit

Klos-Katund, vidhet transformatori, shumë familje mbesin pa energji elektrike.

 

Transformatori Klos Katund 1           Klos-Katund, vidhet transformatori, shumë familje mbesin pa energji elektrike.
Banorët e fshatit Klos-Katund në Bashkinë Klos në Rrethin e Matit që prej mbrëmjes së djeshme janë pa energji elektrike. Arsyeja nuk është moti i keq, apo ndërprerja për shkak të debisë, por që persona ende të paidentifikuar kanë dëmtuar transformatorin e fshatit në fjalë. Banorë të zonës tregojnë jashtë kameras se mbrëmjen e djeshme, disa herë është provuar stakimi dhe takimi i transformatorit, por askush nuk e ka besuar se ai po vidhej nga hajdutët. Vetëm pasi energjia nuk është rikthyer edhe mëngjesin e sotëm, atëherë banorët kanë vënë re dëmtimin që i është bërë kabinës dhe çmontimit të transformatorit. Menjëherë është lajmëruar policia e Matit, e cila ka mbërritur në vendngjarje. Blutë e Matit kanë marrë dëshmitë e banorëve të zonës dhe kanë nisur hetimet për gjetjen e autorëve. Paraprakisht mendohet që vjedhja të jetë kryer për shitje të pjesëve metalike për skrap. Kabinat elektrike kanë rënë shpesh pre e vjedhësve në këtë zonë.