Te fundit

Kokainë në fabrikën e Coca-Cola

1472661890cocaKokaina me vlerë rreth 50 milionë euro është zbuluar në një impiant të markës CocaCola në Francë.

Droga, është gjetur e fshehur në disa çanta mes një ngarkese me koncentrat lëngu portokalli, të cilat kishin mbërritur nga Amerika e Jugut.

“Nga të dhënat paraprake të hetimit rezulton se punonjësit nuk janë të përfshirë”, deklaroi Jean Denis Malgras, president rajonal i “Coca-Cola”. Sekuestrimi i 370 kilogramëve kokainë e bën atë një nga konfiskimet më të mëdha në territorin francez.