Te fundit

Kolektivi I shkollës 9-vjecare “Shefqet Tanci”, mbrëmje defrimi për festat e fundvit.

Mbremja e mesuesve

Kolektivi I shkollës 9-vjecare “Shefqet Tanci”, ka preferuar te gëzojë për festat e fundvitit, ne një nga sallat e Godinës së re të TVBulqizës, ku janë ndjerë jo vetëm në kushte defrimi mjaft komode,por edhe krenarë që më në fund edhe Bulqiza, mbart në gjirin e saj një godinë të tillë multifunksionale, të cilë padyshim që e meriton plotësisht. Për rreth 3 orë kolektivi I kësaj shkolle nën tingujt muzikës të ofruar nga restorant Bulqiza, dhe shërbimit cilësor me shije e kulturë bashkkohore nga personeli I këtij restoranti, kaluan moment relaksi në mbyllje të këtij viti. Me këtë rast nuk munguan edhe përshëndetjet dhe urimet për një vit më të mbarë në 2017, në punën e tyre fisnike për mësimin dhe edukimin e fëmijëve.