Te fundit

Koncert në nder të Nënë Terezës

1472924885vatikanNë “Basilica di San Paolo Fuori le mura”, në Vatikan, është organizuar sot koncerti i dedikuar tëresisht bamirëses Nënë Terezë. Mësohet se në të do të interpretojnë artistët shqiptarë më të njohur në botë si: Inva Mula, Ermonela Jaho, Rita Ora e Sajmir Pirgu.

Në koncert do të dëgjohet edhe himni i Nënë Terezës “Valsi Hyjnor” me muzikë të Lorenc Antonit e me vargjet e poezisë “Lamtumirë” të shkruar nga Nënë Tereza gjatë udhëtimit të saj nga Irlanda në Kalkutë. Himni do të këndohet nga soprano Inva Mula e shoqëruar nga Filarmonia dhe kori i Kosovës me orkestrant nga Shqipëria e Maqedonia.

Ndërkohë, Këngëtarja Rita Ora do të këndojë së bashku me tenorin Saimir Pirgu këngën “What Child is This”. Nga ana tjetër, këngëtarja Ermonela Jaho do të këndojë himin “Panis Angelicus” (Bukë për engjëjt), një liturgji e shkruar nga Shën Tomazo d’Aquino.

/tvbulqiza.al