Te fundit

Konference Rajonale per parandalimin e kultivimit te Narkotikeve

Policia peshkopi

Gjatë ditës së merkure në qytetin e Peshkopisë u zhvillua konferenca rajonale për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike nën drejtimin e Prefektit të Qarkut.
Në këtë konferencë morën pjesë Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe strukturat në vartësi të kësaj Drejtorie, Administratorët e Njësive Administrative, Kryetarët e fshatrave nga të tre rrethet Dibër, Bulqizë dhe Mat, përfaqësues të Institucioneve, agjensive ligjzbatuese si dhe të shkollave.
Gjithashtu ishte i pranishëm Drejtori për Hetimin e Krimit në Policinë e Shtetit, Josif Shtëmbari

Në fjalën e tij Prefekti i Qarkut Dibër z. Nexhbedin Shehu, kërkoi nga të gjithë faktorët dhe aktorët që të marrin përgjegjësi ligjore dhe sëbashku të kontribuojnë në parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, duke bërë të mundur që këtë vit në qarkun Dibër, kultivimi i bimëve narkotike të mos ekzistojë më.

Në fjalën e tij, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Edmond Tarkaj, falwnderoi të pranishmit dhe e vlerësoi si shumë të rëndësishme këtë konferencë, duke bërë një ekspoze të punës parandaluese dhe goditëse gjatë vitit 2017, të realizuar nga strukturat e Policisë Vendore Dibër, qoftë në drejtim të parandalimit dhe goditjes së kultivimit, ashtu edhe në drejtim të parandalimit dhe goditjes së trafikimit të lëndëve narkotike
Gjatë fjalës së tij z.Tarkaj theksoi se parandalimi i kultivimit të bimëve narkotike është një nga prioritetet kryesore të punës së Policisë së Shtetit dhe rrjedhimisht, edhe i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe strukturave të saj në varësi.

Gjatë konferencës fjalën e ka marrë dhe Drejtori për Hetimin e Krimit në Policinë e Shtetit, Josif Shtëmbari, i cili theksoi se Policia e Shtetit është e vendosur për të përmbushur prioritetin e Ministrisë së Brendshme dhe Qeverisë shqiptare, që viti 2018 , të largojë përfundimisht Shqipërinë nga harta e kultivimit të bimëve narkotike. Për këtë ai ka kërkuar më shumë angazhim, më shumë përgjegjshmëri, jo vetëm nga Policia e Shtetit, por edhe nga të gjithë ata që i ngarkon ligji me përgjegjësi në parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.