Te fundit

Konflikti për rrugën, përplasje me permbaruesin dhe policinë

Permbarimi Klos
Një konflikt për rrugën mes dy vëllezërve Dardha në fshatin Fullqet të Bashkisë së Klosit, ka bërë që familjet të përlasen me policinë. Që nga viti 2012, dy vëllezërit kanë përfunduar në dyert e gjykatës për një rrugë të pretenduar nga njëri prej tyre. Ndërkaq, me një vendim të formës së prerë nga gjykata e lartë, një përmbarues privat i mbështetur nga forcat e policisë së komisariatit të Matit dhe Postës së Policisë Klos kane mberritrur per te ekzekutuar vendimin. Ndërkaq, pala që e quan veten të dëmtuar, Flamur Dardha thotë se çështja është në gjykatën e apelit dhe se ata nuk kanë të drejtë të prishin objektin. Po ashtu, sipas Flamurit, gjykata e matit ka dhënë alternativë tjetër për rrugën e Xhaxhait, Shefqetit, por ai nuk e ka pranuar, duke kërkuar që rrugën ta ndërtojë përmes banesës së nipit:
Për largimin e familjarëve është dashur ndërhyrja e policisë, e më pas fadroma ka nisur punën për shembjen e banesës. Situata e krijuar mes banorëve dhe policisë ka rritur tensioned, ndërkohë që të arrestuarit pretendojnë forcën e ushtruar nga policia.